Mirëseerdhët në websitin Tonë

HISTORIKU I KOMPANISE

Kompania “Art Baroque” është kompani Shqipëtare e themeluar në vitin 2010. Kompania prodhon elemente dekorative arkitektonike betoni,polisteroli dhe gipsi “Allçi” të cilët përdoren për të dekoruar fasadat, ndërtesat, hapësira të brëndshme dhe të jashteme, territore të jashtme, oborre, parqe etj. Kompania ofron një game të plotë të shërbimeve :dizenjim, projektim, hartimin e dokumentacionit, prodhim dhe modelim të formave, prodhimin e elementeve sipas standartit, ofrimin e projekteve individuale, si dhe organizimin e punimeve në kohën e duhur. Për shumëdekada, guri artificial ka patur një përdorim të gjerë në Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara.Ky material ka gjetur përdorime dhe në vendin tonë. Dekori i gurit artificial arkitektonik jo vetëm që thekson funksionalitetin e objektit, por dhe jep plotësi në ndërtim, duke e krijuar fasadën unike dhe të paharrueshme, njekohesisht rrit vleren financiare te objektit tuaj. Kompania “Art Baroque” është me pervojë të gjatë në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë që i rezistojnë dhe kushteve ekstreme të motit, si dhe ka një game dhe shumëllojshmëri artikujsh. Të gjithë elementët arkitektonik dhe ornamented dizenjohen dhe prodhohen me dorë, si pasojë siguron kontroll tëvazhdueshëm në të gjitha fazat e prodhimit. “Art Baroque” në fushën e dekoracionit të elementëve arkitektonike prej polisteroli të dendur dhe të veshur në pjesën e jashtme me material rezistent ndaj kushteve atmosferike.Ka hedhur një hap të rëndësishem duke sjellë në vendin tone një teknologji bashkëkohore e perhapur gjerësisht kohët e fundit në vendet perëndimore. Elementët dekorativ që ne prodhojmë do ju ndihmojnë të transformoni projektin tuaj në një disajn mbreslënës dhe gjithashtu përshtatje me buxhetin tuaj. “Art Baroque” ka sot një numër të konsiderueshëm klientësh si kompanitë me serioze ne treg, Hoteleri dhe Vila luksoze. Në aktivitetin e saj kompania “Art Baroque” përfshin shërbimin e mbyllur duke filluar me projektimin deri tek zbatimi në terren duke plotësuar parimin e kryerjes së punës “Me çelesa në dore”. Gjithashtu ne kemi një bashkëpunim shumë të frytshëm me arkitektë dhe projektues nga më të njohurit në vend. Në këtë katalog,ju mund të shikoni fotot e objekteve të realizuara nga firma “Art Baroque” si dhe gamën e artikujve të ndryshëm që ofrojmë. Ne stilin klasik ju rrisni vleren e investimit tuaj. Motoja e firmes tone eshte“ Cilesia e garantuar varet nga korrektësia juaj”. Ejani të na vizitoni dhe bëjeni realitet Vilën,Hotelin e ëndërrave tuaja në stilin klasik stil që sdel kurrë nga moda. Me respekt stafi i firmës“Art-Baroque”, Tiranë, Shqiperi (Albania).

Art Baroque

Hotele
Vila
Porta hyrëse
Vila